mesimi i gjuhes angleze; metodat me te mira per te mesuar gjuhen e huaj; arsimi ne ditet e sotme;

Mesimi me English Zone ne Qendren e Kursit – My Language Center

Mesimi me English Zone ne Qendren e Kursit – My Language Center

English zone @ My Language Center - Qender KurseshEnglish Zone eshte nje liber prej 6 seri, qe perfshin kater aftesi ( shkrim, lexim, degjim dhe te foluren).

Nderkohe qe avancojne ne Gjuhen Angleze, nxenesit perfshihen ne aktivitete stimulative qe lidhen me kurrikulen e shkolles si shkenca shoqerore, shendeti, art etj.

Nxenesit gjithashtu perfshihen ne nje set karakteresh qe prezantojne gjuhen e huaj ne situata reale. Nje metode bashkohore ku nxenesit perfitojne nga ana gjuhesore, mesojne nga situata reale dhe ne te njenjten kohe eshte nje situate e mesimit te gjuhes se huaj duke u praktikuar.

Me poshte po ju djellim disa momente te punes ne Qendren e Kurseve – My Language Center , ku nxenesit jane duke mesuar.

Nxenesit e qendres My Language Center duke punuar se bashku, duke ndare idete me njeri-tjeterin

Nxenesit e qendres My Language Center duke punuar se bashku, duke ndare idete me njeri-tjeterin dhe duke perfituara aftesi te gjata qe do ju duhen me tej ne jete.

English zone @ My Language Center - Qender Kursesh

Saying Cheese and having fun

English zone @ My Language Center - Qender Kursesh

Pervetesimi i aftesimit te Leximit ne Gjuhen Angleze

English zone @ My Language Center - Qender Kursesh English zone @ My Language Center - Qender Kursesh

Praktikimi i Gjuhes Angleze

Praktikimi i Gjuhes Angleze

My Language Center On Air ka si qellim kryersor te:
01. Te nxisim dhe inkurajojme nxenesit tane
02. Te praktikojme dhe te performojme mesimet e marra (nderthurja teori me praktike )
03. Te punojme se bashku si nje skuader duke ndare rolet , detyra dhe pergjegjesite

  • Ju sjellim nje dialog ndermjet dy nxenesve tane Danjelit & Aurelit.
  • Nepermjet ketij dialogu te thjeshte edhe te shkurter ne kemi arritur:
    praktikimin e kohes se ardhme & te shkuar
  • praktikimin e kalimit nga njera kohe ne tjetren ne menyre sa me natyrale (shpeshhere kjo eshte nje pengese per pesonat qe sapo kane filluar mesimin e nje gjuhe).
  • praktikimin e gjuhes angleze lirshem ne situata konkrete edhe aktuale

Degjojeni dialogun duke klikuar ne foton ose linkun e meposhtem

My Language Center - On Air

https://www.youtube.com/watch?v=6ZNuQJlZlr4

https://youtu.be/watch?v=6ZNuQJlZlr4

Edukimi ne ditet e sotme

Edukimi ne ditet e sotme

edukimi ne ditet e sotmeEDUKIMI NE DITET E SOTME

Perdorimi i teknologjise ne ditet e sotme eshte bere pjese e pandashme, duke na zgjidhur shume pune, kursyer kohe por duke lidhur edhe njerezit me njeri-tjetrin. Eshte e mahnitshme fakti sesa shpejt gjerat jane zhvilluar, se teknologjia na ka bashkuar, dhe nuk ka dyshim qe mesimi i Gjuhes Angleze apo edhe te gjuheve te tjera, disa vite me pare ka qene shume me i veshtire sesa sot.
Sot, ne ne menyre figurative e kemi boten ne duart tona.
Mesimi i Gjuhes Angleze do tju sjelle nje prespektive tjeter per boten, do te perfitoni ne:
–  Mundesi Punesimi
– Mundesi studimi apo punesimi jasht shtetit
– Te lexoni dhe kuptoni materialet e pafundme qe ndodhen ne internet
–  Te krijoni miqesi dhe te lidheni me pjesen tjeter te botes
Por mesimi i gjuhes angleze shpesh kthehet ne nje pengese apo mankth per te ardhmen. Ne mendojme qe gjuha angleze nuk duhet te mesohet me si nje lende shkolle por si mundesi dhe pjese e jetes. Veçanarisht mesimi i Gjuhe Angleze duhet te pershtatet edhe te perditesohet ne ditet e sotme.
Perdorimi i rrjeteve sociale, skype apo aplikacioneve te ndryshme eshte bere pjese e pandashme jo vetem per adoleshentet e sotem por edhe per te rriturit. Po edukimi i brezave te sotem ku eshte valle?
Shikojme ndonje perpjekje aty ketu per te vendosur Smartboard [ derrasa interaktive] qe ne shumicen e resteve jane jo funksionale. Dhe keto perpjekje jane marre ne shumicen e rasteve nga individi [d.m.th. nga biznese private].
Nga ana tjeter shikojme nje perpjekje te arsimit publik per te dixhitalizuar klasat tona. Por perpara se sa ne te kemi nje dixhitalizim te klasava tona duhet te sigurojme disa gjera me elementare si: nje dere per klasen, nje dritare, te kemi nje sistem ngrohje, te ulim numrin e nxenesve ne klasat tona, te nxisim dhe te rrisim nivelin arsimor etj, etj. Dhe keto perpjeke per ta dixhitalizuar, me disa projekte pilot, tani jane jashte funksionale apo nuk perdoren aspak per qellimet qe jane projektuar.
Nje pyetje te thjeshte iu drejtova disa nxenesve te mi: “Si e zhvilloni pjesen e degjimit ne lenden e Gjuhes Angleze”? Dhe pergjigja qe mora ishte se nuk e zhvillojme ose ne shumicen e rasteve thjeshte na jep mesuesja zgjidhjet. Po mire a eshte kjo zgjidhja? Dhe kur kjo eshte gjeja me minimale si mund te flasim per me shume.
Mund te vashdoj edhe te shkoj me tej me raste edhe me aktualitetin qe duket qarte se per momentin nuk eshte aspak aty ku duhej te ishte.

Ne ditet e sotme egzistojne pafundesi mundesish qe ne duhet te shfrytezojme. Ashtu sikurse e permenda edhe me lart mesimi i gjuhes se huaj duhet te pershtatet me kohen qe ne jemi. Mesimi nuk duhet te shikohet si mesimet tradicionale te dikurshme kur edhe gjetja e nje libri apo fotokopjimi ishte i veshtire. Mesimi duhet te jete nje rrjedhje e natyrshme e shkrire me aktualitetin ne diten e sotme. Ne, mesues dhe nxenes, kemi mundesine te krijojme lidhje, te mesojme mbi kulturen, te arrijme ne kohe reale te kemi nje bashkebisedim me te huaj qe gjuhen Angleze, Italiane, Spanjolle etj e kane gjuhen e tyre te nenes. Ne mund ta praktikojme gjuhen ne kohe reale.

Ne ditet e sotme ne jemi te bombarduar nga informacionet. Nese arrijme qe kete “bombardim” ta kanalizojme edhe ta perdorim sikurse duam ne mund te arrijme gjera shume pozitive. Ne ditet e sotme ne kemi mundesine te mesojme mbi gjerat reale qe ndodhin anembane botes, sepse edhe informacionin e marrim ne kohe reale.
Mundesite mbi perdorimin e gezetave, TV-se, internetit etj jane nje mundesi dhe nje resurs qe nuk po shfrytezohet ne ditet e sotme. Ne, si mesues, nuk po nxisim krijimtarine. Nuk po kanalizojme qe brezi i sotem te pershtatet edhe te mesoje mbi gjerat reale qe jane duke ndodhur ne bote. Interesi per te mesuar mbi ngjarjet aktuale qe po ndodhin eshte shume me i larte sesa te mesosh me nje metode qe ka disa vite edhe nuk eshte perditesuar edhe shume gjera jane pa kuptim.

Sikurse e dime qe asgje nuk eshte absolute por gjithcka relative, ashtu duhet te jete edhe pikepamja jone mbi arsimin, mbi metodat dhe pikepamjet tona. Edukimi eshte si cdo gje tjeter duke evoluar dhe ne duhet te jemi pjese e kesaj. Duhet te jemi ne nje vije, ne nje trajktore. Per te bere te mundur kete duhet te ndryshojme trajktoren qe ne kemi pasur deri me ditet e sotme edhe te ndjekim trajktoren e re pa pasur frike se mund te dalim apo te arrijme ne nje galaktike te panjohur.
© My Language Center – Your Choice

Back to Top