Metodologji

A ËSHTË MËSIMI I GJUHËS ANGLEZE ONLINE ME ANË TË SKYPE NJË MËNYRE E MIRË PËR TË MËSUAR GJUHËN E HUAJ?

A ËSHTË MËSIMI I GJUHËS ANGLEZE ONLINE ME ANË TË SKYPE NJË MËNYRE E MIRË PËR TË MËSUAR GJUHËN E HUAJ?

Anglishtja Online ose Gjuha Angleze nëpërmjet Skype në ditët tona është më se e zakonshme ose e përhapur por si të kuptoni që këto mësime janë të duhurat për ju?

Së pari, është e rëndësishme të shikoni arsyet për të mësuar një gjuhë të huaj. A ju duhet Gjuha Angleze për shkollë, punë apo për tu përgatitur për të për një provim si IELTS?

Mësimi i Gjuhës Angleze Online për  nxënësit e shkollave

Nxënësit në shkollë mësojnë gramatikë, fjalorin por rrallë herë kanë mundësinë që të praktikojnë të folurin në mësimet e tyre. Për këtë arsye Mësimi i Gjuhës Angleze Online ose me anë të Skype është shumë efikas pasi ju jep mundësinë të praktikoni të folurin, të praktikoni mësimin e fjalëve të reja. Ju do të jeni në gjendje të testoni sesa fjalë të reja keni mësuar, të siguroheni që po i shqiptoni korrekt fjalët e reja dhe shprehjet e fituara. Gjithashtu, ju do të jeni në gjendje të diskutoni rreth temave të ndryshme dhe të fitoni rrjedhshmërinë në të folur.

Mësimi i Gjuhës Angleze Për Qëllime Pune

Në ditët e sotme shumë punë kërkojnë një nivel të gjuhës angleze të mirë në mënyrë që ju të pranoheni apo të avanconi në karrierën tuaj. Angazhimet me punë shpeshherë bëhën një pengesë për mësimin e gjuhes së huaj, apo distanca e qëndrës së kursit është gjithashtu një problem. Mësimi i Gjuhës Angleze Online / nëpërmjet Skype bën të mundur që ju të zgjidhni kohën më të përshtatshme për ju apo dhe ditët më të përshtatshme. Me fleksibilitetin që ju ofron Mësimi i Gjuhës Angleze Online nëpërmjet Skype ju mund të përshtasni orarin tuaj sipas nevojave dhe mundësive tuaj dhe jo anasjelltas.

Mësimit mund të fokusohen sipas qëllimeve tuaja, sipas punës që ju bëni. Mësimet mund të fokusohen në Anglishten për Biznes, përvetësimi i shkrimit akademik, përvetësimi i të folurit etj. Mësimi i Gjuhës Angleze Online ofrojnë kurse të personalizuara për qëllimet tuaja.

Mësimi i Gjuhës Angleze Për Përgatitje Për Provime.

 

Së fundmi , po përgatitjet për provime? IELTS është një provim që shumë studentë duhet të bëjnë përpara sesa të vashdojnë të studiojnë në një shtet të huaj apo të vashdojnë studimet e tyre në Master apo Doktorraturë.

Mësimet e Gjuhës Angleze Online për të studiuar për provimet ju ofrojnë trajnimin e nevojshëm dhe këshillat e duhura për të arritur rezultatin që ju dëshironi. Një mësues personal (trajnues personal) do të bëjë të mundur identifikimin e vështërsive tuaja dhe sugjerojë metodat e duhura që ju ti kaloni ato.

 

 

Mesim dhe Krijimtari

Mesim dhe Krijimtari

Mesimi nuk duhet te kushtezohet vetem mbrenda atyre kontureve te ngurta te librave, por duhet te shtrihet me tej. Krijimtaria nuk duhet te ndrydhet dhe te pengohet por gjithmone te inkurajohet ne nje nga format e saje. Krijimtarine dhe mesimin jane si dy paralele qe ecin pergjate njera tjetres, sepse mesimi i nje gjuhet te huaj, mesimi i nje lende te re mund te shprehet me ane te krijimtarise. Disa preferojne te shprehin krijimtarine e tyre me ane te shkrimit, disa me ane te fotove por perfundimi dhe objektivi eshte i njenjte:

Pervetesimi i njohurive te marra, nxitja e krijimtarise dhe perfishirja ne aktivitete ekstra.

Imagjina dhe krijimtaria e dy prej nxenesve te qendres “My Language Center” qe sollen kete “Masterpiece ”

Mesimi i idiomave  dhe thenive ne qendren e kursit “My Language Center”

/”Kryeveper”. Aureli dhe Danieli jane duke mesuar me metoden “Life 6” niveli i avancuar dhe nje metode shume efikase nga National Geography.

Disa nga shprehjet dhe diskutimet qe kane vijuar me tej ne klase jane:

There is nothing either good or bad but thinking makes it so – Hamlet

Learn from the mistakes of others. You can’t live long enough to make them all yourself. – Eleanor Roosevelt

 

Gjithashtu edhe tre nxenese te tjera Megi, Griselda dhe Xheni kane punuar me mesimin dhe pervetesimin e idiomave duke permbledhur ne fund me te rendesishmet dhe te vecantat.

Mesimi i idiomave:

01.  Eshte nje menyre e te shprehurit sa me e mire dhe nje komunikim me efikas
02. Shpeshhere ne mesimin e nje gjuhe te huaj, perpiqemi te gjejme ekuivalenten e shprehjeve ne ate gjuhe
03. Eshte pothuajse e pamundur te shmangesh perdorimin e idiomave gjate komunikimit
04. Eshte nje menyre qe rrit dhe sjell efikasitet ne mesimin e gjuhes se huaj.

Learning is fun. Learning is been creative

 

My Language Center – Çertifikuar nga Microsoft

My Language Center – Çertifikuar nga Microsoft

 

My Language Center – Qender Kursesh qe prej 12 Nentorit 2016, eshte certifikuar nga “Microsoft Education

Certified Microsoft Innovative Educator

me titullin “Certified Microsoft Innovative Educator“.

Ashtu sikurse ne kerkojme nga nxenesit dhe studentet tane qe te japin me te miren, qe te jene me te miret ashtu duhet te kerkojme edhe ne nga vetvetja se pari.

Zhvillimet qe ndodhin me nje ritem te shpejte ne ditet tona na japin mundesine qe ti plotesojme dhe te ndjekim dhe te jemi pjese e nje komuniteti ky qellimi kryesor eshte zhvillimi dhe mbeshtetja e edukimit.

 

Edukimi ne ditet e sotme

Edukimi ne ditet e sotme

edukimi ne ditet e sotmeEDUKIMI NE DITET E SOTME

Perdorimi i teknologjise ne ditet e sotme eshte bere pjese e pandashme, duke na zgjidhur shume pune, kursyer kohe por duke lidhur edhe njerezit me njeri-tjetrin. Eshte e mahnitshme fakti sesa shpejt gjerat jane zhvilluar, se teknologjia na ka bashkuar, dhe nuk ka dyshim qe mesimi i Gjuhes Angleze apo edhe te gjuheve te tjera, disa vite me pare ka qene shume me i veshtire sesa sot.
Sot, ne ne menyre figurative e kemi boten ne duart tona.
Mesimi i Gjuhes Angleze do tju sjelle nje prespektive tjeter per boten, do te perfitoni ne:
–  Mundesi Punesimi
– Mundesi studimi apo punesimi jasht shtetit
– Te lexoni dhe kuptoni materialet e pafundme qe ndodhen ne internet
–  Te krijoni miqesi dhe te lidheni me pjesen tjeter te botes
Por mesimi i gjuhes angleze shpesh kthehet ne nje pengese apo mankth per te ardhmen. Ne mendojme qe gjuha angleze nuk duhet te mesohet me si nje lende shkolle por si mundesi dhe pjese e jetes. Veçanarisht mesimi i Gjuhe Angleze duhet te pershtatet edhe te perditesohet ne ditet e sotme.
Perdorimi i rrjeteve sociale, skype apo aplikacioneve te ndryshme eshte bere pjese e pandashme jo vetem per adoleshentet e sotem por edhe per te rriturit. Po edukimi i brezave te sotem ku eshte valle?
Shikojme ndonje perpjekje aty ketu per te vendosur Smartboard [ derrasa interaktive] qe ne shumicen e resteve jane jo funksionale. Dhe keto perpjekje jane marre ne shumicen e rasteve nga individi [d.m.th. nga biznese private].
Nga ana tjeter shikojme nje perpjekje te arsimit publik per te dixhitalizuar klasat tona. Por perpara se sa ne te kemi nje dixhitalizim te klasava tona duhet te sigurojme disa gjera me elementare si: nje dere per klasen, nje dritare, te kemi nje sistem ngrohje, te ulim numrin e nxenesve ne klasat tona, te nxisim dhe te rrisim nivelin arsimor etj, etj. Dhe keto perpjeke per ta dixhitalizuar, me disa projekte pilot, tani jane jashte funksionale apo nuk perdoren aspak per qellimet qe jane projektuar.
Nje pyetje te thjeshte iu drejtova disa nxenesve te mi: “Si e zhvilloni pjesen e degjimit ne lenden e Gjuhes Angleze”? Dhe pergjigja qe mora ishte se nuk e zhvillojme ose ne shumicen e rasteve thjeshte na jep mesuesja zgjidhjet. Po mire a eshte kjo zgjidhja? Dhe kur kjo eshte gjeja me minimale si mund te flasim per me shume.
Mund te vashdoj edhe te shkoj me tej me raste edhe me aktualitetin qe duket qarte se per momentin nuk eshte aspak aty ku duhej te ishte.

Ne ditet e sotme egzistojne pafundesi mundesish qe ne duhet te shfrytezojme. Ashtu sikurse e permenda edhe me lart mesimi i gjuhes se huaj duhet te pershtatet me kohen qe ne jemi. Mesimi nuk duhet te shikohet si mesimet tradicionale te dikurshme kur edhe gjetja e nje libri apo fotokopjimi ishte i veshtire. Mesimi duhet te jete nje rrjedhje e natyrshme e shkrire me aktualitetin ne diten e sotme. Ne, mesues dhe nxenes, kemi mundesine te krijojme lidhje, te mesojme mbi kulturen, te arrijme ne kohe reale te kemi nje bashkebisedim me te huaj qe gjuhen Angleze, Italiane, Spanjolle etj e kane gjuhen e tyre te nenes. Ne mund ta praktikojme gjuhen ne kohe reale.

Ne ditet e sotme ne jemi te bombarduar nga informacionet. Nese arrijme qe kete “bombardim” ta kanalizojme edhe ta perdorim sikurse duam ne mund te arrijme gjera shume pozitive. Ne ditet e sotme ne kemi mundesine te mesojme mbi gjerat reale qe ndodhin anembane botes, sepse edhe informacionin e marrim ne kohe reale.
Mundesite mbi perdorimin e gezetave, TV-se, internetit etj jane nje mundesi dhe nje resurs qe nuk po shfrytezohet ne ditet e sotme. Ne, si mesues, nuk po nxisim krijimtarine. Nuk po kanalizojme qe brezi i sotem te pershtatet edhe te mesoje mbi gjerat reale qe jane duke ndodhur ne bote. Interesi per te mesuar mbi ngjarjet aktuale qe po ndodhin eshte shume me i larte sesa te mesosh me nje metode qe ka disa vite edhe nuk eshte perditesuar edhe shume gjera jane pa kuptim.

Sikurse e dime qe asgje nuk eshte absolute por gjithcka relative, ashtu duhet te jete edhe pikepamja jone mbi arsimin, mbi metodat dhe pikepamjet tona. Edukimi eshte si cdo gje tjeter duke evoluar dhe ne duhet te jemi pjese e kesaj. Duhet te jemi ne nje vije, ne nje trajktore. Per te bere te mundur kete duhet te ndryshojme trajktoren qe ne kemi pasur deri me ditet e sotme edhe te ndjekim trajktoren e re pa pasur frike se mund te dalim apo te arrijme ne nje galaktike te panjohur.
© My Language Center – Your Choice

Advantages and Disadvantages of Cell Phone

Advantages and Disadvantages of Cell Phone

                                                         Advantages and Disadvantages of cell phone
Cell phone is a good thing because I can talk to people abroad. My father is in Greece and I talk to him by using cell phone. It helps me and my family to stay connected to him. I know many people who talk with their family by using Skype on their cell phone. This is a good thing because people save money.

      I use cell phone to play games. I have many downloaded games on my cell phone. I play games with my friends. This is a way of entertaining and I enjoy passing free times. As there is no place to go, I pass free time by using cell phone. I see many things on internet. I also listen to music. Music relax my mind.

      I know that cell phone has some disadvantages. One disadvantages is that cell phone damage my eyes. This is a bad thing for my health.
Another disadvantage is that cell phone makes me non-sociable. It makes me not concentrating on my family, friends or other things. It makes me to lose connection with the real world. Sometimes, I spend to much time on my cell phone and I do not have time to play with my friends, to do my home work or to do other things.

      As a conclusion I should be careful using cell phone. Cell phone helps me a lot but at the same time has its own disadvantages .

An essay by Danjel
© My Language Center – Your Choice

Language Exchange Program

Language Exchange Program

Per here te pare mundesuam programin e shkembimit ndermjet klasave tona dhe nje prej shkollave te Brazilit.
Mesimi u be ne gjuhen angleze dhe nxenesit tane u pergjigjen edhe bene pyetje.
Ne e mbajtem sekret vendodhjen e klases tjeter keshtu qe nxenesit tane arriten te zbulonin se nga ishin moshataret e tyre.
Gjate kesaj ore mesimore ne arritem qe jo vetem te praktikonim Gjuhen e Huaj Angleze por gjithashtu te mesonim fakte dhe te reja mbi Brazilin, te mesonim te pyesnim mbi vendodhjen e shteteve te tjetera dhe cfare eshte me e rendesishme mesuam per kulturen e nje vendi tjeter. Gjuha dhe kultura shkojne gjithmone si dy paralele qe jane te pandashme dhe qe nuk priten kurre.

Pas realizimit me sukses te shkembimit dhe praktikimit te Gjuhes Angleze, kemi realizuar bashkepunime me klasa te ndryshme me shkollat e Kanadase. E ku ka me mire sesa nje ore bashkebisedimi me moshatare ku Gjuha Angleze eshte gjuha e memes?

Me poshte po ju sjellim disa momente nga programi language exchange.

 

momente nga programi mesim, argetim, eksperience e re dhe nje mirupafshim e ngrohte nga ana jone Drejtperdrejt lidhje midis dy klasave tona

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nje program kompjuteri nuk do tju mesoje gjuhen e huaj. Kujdes!

Nje program kompjuteri nuk do tju mesoje gjuhen e huaj. Kujdes!

language programsDuke marre shkas nga kontaktime qe kam pasur kohet e fundit mbi te ashtequajtura ” oferta mbi mesimin e gjuhes se huaj” duke perdorur disa programe.

Me poshte do te perpiqem te jap gjykimin tim dhe argumentat bazuar nga eksperienca e deritanishme.

Programet kompjuterike nuk mund te zevendesojne mesuesin. Edhe pse ne ditet e sotme jemi te ndergjegjshem qe AI [Artificial Intelligence] Inteligjenca Artificiale ( term qe perdoret per kompjuterat inteligjente apo programe ) eshte rritur shume por perseri nuk kemi arritur qe filmat fantastiko-shekencor te behen realitet. Sado interaktiv nje program mund te jete, perseri mbetet i ndertuar mbi bazen e komandave dhe kombinimit te alegoritmit 0 (zero) dhe 1 (nje).

Nje program kompjuterik nuk mund tju identifikoje.  Duke qene se cdonjeri nga ne ka personalitetin te ndryshem, nivel te ndryshem, moshe te ndryshem dhe objektiva te ndryshem atehere nje program nuk mund te pershtatet per te gjithe ne. Nje mesues mundet dhe duhet te identifikoje pikat e forta dhe te dobta dhe te punoje me to. Nje mesues i mire duhet te pershtase pervojen edhe metodat me menyren e te nxenti tuaj qe ju te arrini progresim me te mire.

Ju nuk mund te merrni feedback [pergjigjen pas mbi ecurine]. Eshte shume e domosdoshme gjate mesimit te nje gjuhe te huaj ju te keni nje pergjigje edhe nje mbikqyrje mbi ecurine, mbi ate qe keni bere mire edhe mbi ate qe duhet te permiresoni, mbi metoden dhe aftesite qe duhet te punoni me shume.

Nje program per mesimin e gjuhes se huaj eshte i kushtueshem. Duke llogaritur vleren e nje programi qe ne disa raste i kalon edhe tarifat e nje niveli. Pra, eshte nje investim pa fryte.

Jane te shumta arsyetimet edhe argumetat e tjere. Nese mesimi i nje gjuhe apo mesimi do te beheshin nga programe kompjuterike atehere perse vende si Finlanda, USA, UK, Gjermani etj kane mesues? A nuk kane mundesi keto shtete te ofrojne nje program kompjuteri per gjeneraten e re te vendeve te tyre ?

Ne nuk jemi kunder perdorimit te teknologjise ne mesim, nuk jemi kunder perdorimit te ketyre programeve si nje nxites, perkundrazi NE jemi duke u perpjekur qe mesimdhenie edhe teknologjia te shkojne ne menyre paralele. Ne mendojme edhe besojme se teknologjia ka avantazhet e saje, na lehteson punen edhe kohen POR JEMI NE qe duhet ta vendosim ne pune, jemi ne qe duhet te udheheqim edhe te perdorim keto mjete.

Back to Top