Kendveshtrim mbi Arsimin e Sotem

Si te zhvilloni nje ore mesimore interaktive

Si te zhvilloni nje ore mesimore interaktive

 

Me poshte po ju sjellim hap pas hapi, eksperience tone por edhe menyren sesi te krijoni nje ore mesimore interaktive, nje ore mesimore ndryshe nga ato oret tradicionale. Qellimi i mesimit eshte:

  • pervetesimi i aftesive te degjimit
  • diskutimi / te folurit
  • rritja e krijimtarise
  • puna individuale
  • mendimi kritik

 

Hapi i pare.

Shkruani ne tabelen e klases “Grateful” dhe pyesni nese nxenesit e dine ose jo kuptimin e fjales.

Mos e perktheni si fjale, por nxisni nxenesit te arrijne te nxjerrin kuptimin e fjales duke dhene shembuj te ndryshem si:

I am grateful for what I have achieved. I am grateful for my family. etc.

Hapi i dyte.

Pyesni se per cfare jane nxenesit mirenjohes. Mund te zhvilloni pyetje specifike si: Per cfare ishit mirenjohes sot? ose me te gjera si: Per cfare ishit mirenjohes kete jave/muaj/vit?

Hapi i trete

Listo cdo fjale kyce qe secili nxenes jep, diskutoni me pas per te perbashketat qe arrini te gjeni ndermjet nxenesve.

Hapi i kater.

Pergatisni nxensit per video qe do te shikojne, duke i udhezuar paraprakisht qe secili prej tyre duhet ti pergjigjet pyetjeve:

  • Kush e ndihmoi Hailey-in?
  • Si ndihej Hailey perpara se te fillonte projektin?
  • Pse e filloi Hailey projektin?
  • What has the project taught Hailey?
  • How dos Hailey see the nature / world now?

Hapi i peste.

Shfaqni videon qe mund ta gjeni lehtesisht ne youtube.com dhe me pas diskutoni pyetjet e mesiperme.

Ne varesi te nivelit gjuhesore, mund te jete e nevojshme te rishfaqni edhe njehere te dyte videon e mesiprme.

Hapi i gjashte

Beni nje diskutim rreth videos:

  • Si ju ben te ndjeheni filmi?
  • A ju pelqen projekti?

Hapi  i shtate

Thuaj nxenesve te konsiderojne idene e te berit nje projet te ngjashem per 10 dite. Tregoju qe ata nuk jane te detyruar por nese kane deshire mund te marrin pjese.

Sygjeroi qe ata mund :

  • te shkruajne nga nje fjali ne dite per cfare jane mirenjohes
  • te bejne nga nje foto per cfare jane mirenjohes
  • te bejne nje video te shkurter cdo dite per ate qe jane mirenjohes

Nese nxenesit ju japin lejen qe mund ta shperndani punen e tyre atehere do te arrini rezultatin e meposhtem:

Ky projekt  u zhvillua nga nxenesit e qendres “My Language Center”
Punoi: Klodi

Cdo video, text gazeta apo cdo material bashkekohor, ju mund ta pershtasni per nje ore mesimore, mund te nxisni krijimtarine tek nje nxenes, ta frymezoni ne te mesuarin dhe per te ardhme.

Mundesite ne ditet e sotme jane te medhaja, mjafton deshira.

If there is a will, there is a way.

 

A ËSHTË MËSIMI I GJUHËS ANGLEZE ONLINE ME ANË TË SKYPE NJË MËNYRE E MIRË PËR TË MËSUAR GJUHËN E HUAJ?

A ËSHTË MËSIMI I GJUHËS ANGLEZE ONLINE ME ANË TË SKYPE NJË MËNYRE E MIRË PËR TË MËSUAR GJUHËN E HUAJ?

Anglishtja Online ose Gjuha Angleze nëpërmjet Skype në ditët tona është më se e zakonshme ose e përhapur por si të kuptoni që këto mësime janë të duhurat për ju?

Së pari, është e rëndësishme të shikoni arsyet për të mësuar një gjuhë të huaj. A ju duhet Gjuha Angleze për shkollë, punë apo për tu përgatitur për të për një provim si IELTS?

Mësimi i Gjuhës Angleze Online për  nxënësit e shkollave

Nxënësit në shkollë mësojnë gramatikë, fjalorin por rrallë herë kanë mundësinë që të praktikojnë të folurin në mësimet e tyre. Për këtë arsye Mësimi i Gjuhës Angleze Online ose me anë të Skype është shumë efikas pasi ju jep mundësinë të praktikoni të folurin, të praktikoni mësimin e fjalëve të reja. Ju do të jeni në gjendje të testoni sesa fjalë të reja keni mësuar, të siguroheni që po i shqiptoni korrekt fjalët e reja dhe shprehjet e fituara. Gjithashtu, ju do të jeni në gjendje të diskutoni rreth temave të ndryshme dhe të fitoni rrjedhshmërinë në të folur.

Mësimi i Gjuhës Angleze Për Qëllime Pune

Në ditët e sotme shumë punë kërkojnë një nivel të gjuhës angleze të mirë në mënyrë që ju të pranoheni apo të avanconi në karrierën tuaj. Angazhimet me punë shpeshherë bëhën një pengesë për mësimin e gjuhes së huaj, apo distanca e qëndrës së kursit është gjithashtu një problem. Mësimi i Gjuhës Angleze Online / nëpërmjet Skype bën të mundur që ju të zgjidhni kohën më të përshtatshme për ju apo dhe ditët më të përshtatshme. Me fleksibilitetin që ju ofron Mësimi i Gjuhës Angleze Online nëpërmjet Skype ju mund të përshtasni orarin tuaj sipas nevojave dhe mundësive tuaj dhe jo anasjelltas.

Mësimit mund të fokusohen sipas qëllimeve tuaja, sipas punës që ju bëni. Mësimet mund të fokusohen në Anglishten për Biznes, përvetësimi i shkrimit akademik, përvetësimi i të folurit etj. Mësimi i Gjuhës Angleze Online ofrojnë kurse të personalizuara për qëllimet tuaja.

Mësimi i Gjuhës Angleze Për Përgatitje Për Provime.

 

Së fundmi , po përgatitjet për provime? IELTS është një provim që shumë studentë duhet të bëjnë përpara sesa të vashdojnë të studiojnë në një shtet të huaj apo të vashdojnë studimet e tyre në Master apo Doktorraturë.

Mësimet e Gjuhës Angleze Online për të studiuar për provimet ju ofrojnë trajnimin e nevojshëm dhe këshillat e duhura për të arritur rezultatin që ju dëshironi. Një mësues personal (trajnues personal) do të bëjë të mundur identifikimin e vështërsive tuaja dhe sugjerojë metodat e duhura që ju ti kaloni ato.

 

 

Back to Top